VV shfaq shenja paniku: Me Inteligjencë Artificiale e rregullojnë një video, kinse Trump flet mirë për Kurtin

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Misione të Posaçme, Richard Grenell ka lëshuar një deklaratë kritikuese ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, ndërsa subjektet politike kanë hyrë në javën e fundit të fushatës elektorale.

Përmes një shënimi në rrjetet sociale, Grenell e ka cilësuar kryeministrin Kurti dhe qeverinë e tij një partner jo të besueshëm për administratën e Presidentit Trump.

Pas këtij reagimi, disa zyrtarë të VV-së kanë inicuar rregullimin e një videoje përmes Inteligjencës Artificiale. Në këtë video të montuar paraqitet Presidenti Trump duke e lavdëruar Kurtin.

Krejt kjo është vetëm një montim për t’i manipuluar qytetarët dhe inicuesit e saj do të marrin përgjigjen e duhur nga institucionet amerikane.