Pas një konflikti me familjarët e bashkëshortes, një 30-vjeçar ka vrarë veten sot. Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se i riu i identifikuar si Ari hoxha, ka vrarë veten pas një sherri me të afërmit e gruas.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Plan i Bardhë të Bashkisë Klos ndërsa mësohet se 30-vjeçari ka vrarë veten 300 metra larg banesës së gruas së tij.
Menjëherë pas ngjarjes policia ka mbërritur në vend, ku edhe është gjetur trupi pa jetë i 30-vjeçarit.
shekulli