Opinionisti Vehbi Kajtazi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka folur lidhur me zhvillimet politike në vend.
Ai u shpreh se kryeministri Albin Kurti është i shqetësuar për mënyrën se si Vjosa Osmani po komunikon me elektoratin.
“Unë mendoj që z.Kurti tashmë është i shqetësuar për mënyrën se si znj.Osmani po komunikon me elektoratin, përfshirë video-mesazhin e sotëm për diasporën”, tha ai.
Kajtazi gjithashtu foli edhe për çështjen e kartonit të gjelbër, duke e pyetur Kurtin se pse nuk është marrë me anëtarësimin e Kosovës në të.
“Pse nuk e anëtarësove Kosovën në kartonin e gjelbër? Kur ke aplikuar, a ke negociuar me dikë që 6 vjet, përveç me Serbinë që ke negociuar për çështje që kanë shkuar në funksion dhe në shërbim të pakicës serbe, a fole ndonjëherë ti për këtë çështje?”, u shpreh Kajtazi.









