Arsenal është i vendosur të përforcojë krahun e majtë të sulmit këtë merkato. Dëshira e madhe e “Topçinjve” ishte Vinicius Junior, por braziliani zgjodhi të rinovonte me Real Madridin.
Në këtë situatë, Arsenal po shqyrton alternativa të tjera. Një emër që ka fituar terren orët e fundit është edhe portugezi i Chelsea-s, Pedro Neto.
26-vjeçari është përmendur shumë ëpr një largim nga “Blutë” këtë verë dhe si destinacioni më i mundshëm është përfolur Manchester City, pasi trajneri i ri i “Qytetarëve”, Enzo Maresca, e ka kërkuar me patjetër.
Në anën tjetër, interesimi i Arsenalit së fundmi mund të ndryshojë situatën dhe mund të kemi një transferim surprizë mes dy rivalëve kryeesor të Londrës. Chelsea ka bërë me dije se Pedro Neto do të largohet vetëm për një ofertë që nis nga 80 milionë euro.








