Menu Close

Viktima në Suharekë arriti pa shenja jete në Emergjencë: Spitali del me detaje

S.Daka, i lindur në vitin 1967 ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në Suharekë.

Sipas njoftimit zyrtar të Spitalit të Përgjithshëm në Prizren, viktima është sjellë sot rreth orës 12:50 në Emergjencën e këtij spitali nga ekipi i urgjencës nga Suhareka, pa shenja jete.

Gjatë ekzaminimit mjekësor janë konstatuar disa plagë në trup, të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor, përfshirë kirurgun dhe anesteziologun kujdestar, për ta rikthyer në jetë përmes reanimimit kardiopulmonar, përpjekjet kanë rezultuar të pasuksesshme dhe është konstatuar vdekja e tij.

Burime të IndeksOnline kanë bërë të ditur se i dyshuar është Rrahman Hoti, i cili është arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës.

Related Posts