Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, Christian Vieri u ndal te situata e kombëtares italiane: “Në Itali për pak kohë flitet, ofendohet kushdo që është brenda sistemit dhe pastaj ndalet gjithçka, pa kërkuar arsyet reale. Vendosen në bankën e të akuzuarve trajneri dhe presidenti, të detyruar të tërhiqen, por për mua ata janë më pak fajtorët. Sistemi nuk funksionon, duhen rregulla dhe reforma”.
Ai shtoi: “Nuk më intereson të mbroj Rino-n, nuk e takoj dhe nuk flas me të, por si është e mundur që Spalletti nuk ishte i mirë, as Mancini dhe as Gattuso? Ndoshta nuk është faji i trajnerëve. Mund të vendosësh kë të duash, por pa ndryshime reale askush nuk ia del”.
Për zgjidhjen, Vieri theksoi: “Duhet të gjenden mënyra për të prodhuar talente italiane, duke marrë shembull nga vendet e tjera. Nëse problemet nuk zgjidhen, ato mbeten. Talente ka, Pio Esposito është një prej tyre. Klubet duhet t’i hedhin në fushë dhe t’i mbrojnë. Interi ka bërë mirë. Catanzaro e Aquilani ka qenë pranë Serie A me shumë italianë, edhe Italia U-17 në finalen e Europianit tregon se talentet ekzistojnë. Çështja është si t’i rrisësh”.
The post Vieri për kombëtaren: Nuk na e kanë fajtin trajnerët, por sistemi. Italianët e talentuar nuk stimulohen appeared first on Telesport.








