Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës, më 6 dhe 7 qershor 2026, në lokacione të ndryshme në rajonin e Pejës janë sekuestruar armë, municion dhe pajisje të tjera, ndërsa janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar.
Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, gjatë aksioneve policore janë sekuestruar një armë pistoletë e tipit Bereta, një armë gjuetie e tipit Uzumlu, dy armë pistoletë të tipeve M57 dhe TT, 25 fishekë, tre karikatorë, një jelek antiplumb, një thikë dhe një radiolidhje.
Lidhur me këto raste, policia ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar.
Pas intervistimit dhe me urdhër të prokurorit të shtetit, pesë prej tyre janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa një person është ndaluar për 48 orë.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e dukurive negative dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike.








