Vidhen dy trafo në Trepçë në vlerë 80 mijë euro

Dy trafo raportohet se janë vjedhur nga objekti i Trepçës në Mitrovicë të premten.

Sipas Policisë, vlera e tyre është rreth 60-80 mijë euro.

Policia po e vazhdon hetimin e rastit.

“Ankuesi mashkull kosovar, raporton se ka ndodhur një vjedhje në objektin e Trepçës në Mitrovicë ku janë vjedhur dy trafo (pjesa e tyre e brendshme e bakrit), vlera e tyre e përgjithshme është 60-80 mijë euro. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.