Anulim të 18 mijë votave me postë të LDK-së…shpallje të rivotimit me postë në diasporë…eliminimi nga lista të Hysen Çekajt…
Ishin këto “tri ankesa” që Vetëvendosja i ka çuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në orën e fundit të afatit të ligjshëm për ankesa, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare zgjedhore e që do të duhej të hapte rrugë për çertifikimin final.
Por, Blerim Sallahu dhe Alim Rama, njoftuan se kanë dërguar “20 faqe” ankesë me, siç pretendojnë ata sërish, “prova të manipulimeve” të votave nga Lidhgja Demokratike e Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje e cila në zgjedhjet e 9 shkurtit sipas rezultateve përfundimtare të shpallura javën që lam pas nga KQZ, kishin fituar 42,3% të votave, nuk po e pranon këtë rezultat. Ata janë ankuar sërish në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Si përfaqësues i kësaj ankese në konferencë për medie nga Vetëvendosje, doli zëvendësministri Blerim Sallahu, i cili tha se ankesa e tyre koketon te votat me postë, e sidomos në dyshimet e tyre për votat e LDK-së.
“Dorëzuam ankesë kundër vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezutlateve përfundimtare me prëetendimet tona lidhur me votimet me postë ,a për shkak të manipulimeve keqpërdorimeve të shumta të anëtarëve të LDK-së, lidhur me votimet me postë, që këto votime kanë pasur një adresë të vetme, dhe kësisoji votimi ka ndodhur në formë të manipuluar masivisht dhe me kimik e duar të njëjtë”, tha Sallahu.
“Njerëz të LDK-së kanë votuar masivisht për Lidhjes Demokratike të Kosovës, po ashtu që nga farsa e regjistrimit të votuesve ku shumë votues janë regjistruar veëtm njhë numëe telfeoni, qindra votues. Deri te plotësimi i fletëvotimeve…ka qenë organizim kriminal i njerëzve të lidhur dhe nagahzuar nga LDK, nga struturat e LDK-së.
Sot VV kërkoi nga PZAP që të eliminojë këtë padrejtësi të madhe që ka ndodhur. Vendimi duhet patjetër duhet të jetë rivotim, dhe rishprehje e vullnetit të qytetarëve.
Të anulohen 18 mijë vota të LDK-së.
Të ketë rivotim të sërishëm të votimit me postë
Kandidatët që kanë marrë votë pakrahasiisht më shumë me postë se sa në Kosovë, të largohen nga lista, dhe të mos zëvendësohen me anëtarë të tjerë”, kërkoi Sallahz.