Robert Lewandowski pritet të transferohet shumë shpejt në MLS te Chicago Fire. Vizita dyjavëshe e polakut te qyteti dhe klubi i Chicago, duket se e kanë bindur këtë të fundit që ta zgjedh si destinacionin e tij të ri.
Mediet amerikane zbulojnë se arsyeja kryesore që polaku zgjodhi Chicago Fire, është oferta ekonomike, jashtëzakonisht shumë e mirë. Lewandowski do të paguhet rreth 20 milionë dollarë në vit, lojtari më i paguar te Chicago Fire.
Po ashtu lojtari i dytë më i paguar në MLS, pas Lionel Messit, i cili merr rreth 28 milionë dollarë në vit. Për polakun ka pasur interes konkret edhe nga klube me emër në ligat elitare në Europë, por duke qenë në fund të karrierës ka zgjedhur të shikojë anën financiare.
The post Vetëm Messi do të jetë para tij. Zbulohet arsyeja pse Lewandowski pranoi të transferohej te Chicago Fire appeared first on Telesport.








