Pas një sëmundje të gjatë, në moshën 51 vjeçare ka vdekur ish-eprori i lartë i Zonës Operative të Nerodimes, Bislim Buja.
Familja Buja nga Komuna e Lipjanit njihet për kontributin e madh gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Bislim Buja është vëllai i Lulzim Bujës, njërit prej njerëzve kryesorë që është përkujdesur për sigurinë e Thaçit që nga paslufta.
Varrimi i të ndjerit Bislim Buja bëhet nesër në orën 12:00, në varrezat e fshatit Bujan të Lipjanit.