PSG fitoi Superkupën e Europës për të dytin vit radhazi, duke mposhtur Aston Villa 2-1 të mërkurën në Salzburg të Austrisë. “Nuk u habita, sepse i njoh mirë lojtarët dhe e di aftësinë e tyre. Ishte jashtëzakonisht e komplikuar, ashtu si sezonin e kaluar”, – deklaroi Enrique.
Ai theksoi vështirësinë e suksesit pas një përgatitjeje shumë të shkurtër: “Duhet të vlerësojmë atë që bëri skuadra, sepse nuk është aspak e lehtë kur ke vetëm pak ditë stërvitje”.
Enrique vlerësoi veçanërisht dëshirën e lojtarëve për të konkurruar: “Është shumë e lehtë t’i motivosh këta lojtarë, sepse e duan atë që bëjnë. Mendoj se situata është pothuajse ideale.
Është jashtëzakonisht e vështirë të fitosh trofe radhazi. Duhet të shijojmë atë që kemi arritur, por njëkohësisht të jemi ambiciozë dhe profesionistë për të provuar t’i fitojmë sërish të gjitha. Këto janë ambiciet tona”.
PSG ka tashmë 4 trofe europianë radhazi: 2 Champions League dhe 2 Superkupa.









