Valëviti flamurin palestinez gjatë festimeve, Yamal fut në sherr Izraelin dhe Spanjën

Kanë bërë shumë zhurmë në rrjetet sociale fotot e Lamine Yamal, i cili festoi titullin kampion të Barcelonës duke valëvitur flamurin e Palestinës gjatë paradës me autobusin e hapur në rrugët e qytetit. Trajneri Hansi Flick komentoi gjestin e talentit blaugrana: “Janë gjëra që zakonisht nuk më pëlqejnë, por i thashë se është zgjedhja e tij, ai është madhor tashmë, 18 vjeç”.

Për çështjen reagoi edhe ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz: “Yamal ka zgjedhur të nxisë kundër Izraelit dhe të mbështesë një organizatë që më 7 tetor masakroi, përdhunoi, dogji dhe vrau fëmijë, gra dhe të moshuar hebrenj.

FC Barcelona tells Euronews 'no comment' after Israel accuses Yamal of  'inciting hatred'

Kush mbështet mesazhe të tilla duhet të pyesë veten: a është kjo humane? A është e moralshme? Si ministër i mbrojtjes i shtetit të Izraelit, nuk do të hesht përballë nxitjes kundër Izraelit dhe hebrenjve. Pres nga një klub i madh dhe i respektuar si Barcelona që të distancohet qartë nga këto gjëra dhe të sqarojë se nuk ka vend për nxitje apo mbështetje të terrorizmit”.

Pas reagimit të ministrit izraelit të mbrojtjes, Pedro Sánchez doli publikisht në mbështetje të Yamal. Kryeministri spanjoll deklaroi: “Ata që mendojnë se valëvitja e flamurit të një shteti është ‘nxitje urrejtjeje’, ose kanë humbur gjykimin, ose janë verbuar nga turpi i tyre. Lamine vetëm ka shprehur solidaritetin me Palestinën, çka e ndjejnë miliona spanjollë. Edhe një arsye tjetër për të qenë krenarë për të”.

Lost judgement, blinded by ignominy": Spanish President slams Israeli  minister's remark on FC Barcelona's Yamal waving Palestinian flag - The  Tribune

The post Valëviti flamurin palestinez gjatë festimeve, Yamal fut në sherr Izraelin dhe Spanjën appeared first on Telesport.