Ushtari vdes pasi ra nga kali në Panairin Mbretëror, tronditet Mbreti Charles

Mbreti Charles ka folur për vdekjen e një ushtari në Shfaqjen Mbretërore Windsor, duke thënë se është “shumë i tronditur” nga incidenti.

Një ushtar që ishte pjesë e Trupës së Mbretit, ekipi i Artilerisë Mbretërore me kuaj, ra nga një kalë rreth orës 7 të mbrëmjes dje, pasi isha larguar nga arena pas një shfaqjeje.

Pavarësisht përpjekjeve të ekipeve mjekësore, ushtari vdiq nga plagët e rënda, tha policia.

Mbreti Charles do të jetë në kontakt me familjen e ushtarit për të ndarë ngushëllimet e tij, tha një zëdhënës i Pallatit të Buckingham-it. Monarku ishte në arenë kur ndodhi incidenti.

Pallati tha në një deklaratë: “Ndërsa Madhëria e Tij dhe anëtarët e tjerë të Familjes Mbretërore ishin të pranishëm në arenë në kohën kur ndodhi incidenti, ata nuk u njoftuan për ashpërsinë e situatës deri më vonë”.

“Mbreti u trondit dhe u trishtua shumë kur mësoi më pas për vdekjen e anëtarit të Trupës dhe do të jetë në kontakt me familjen për të ndarë ngushëllimet e tij personale”.

Vdekja po trajtohet si e pashpjegueshme, por jo e dyshimtë, dhe Policia e Luginës së Thames i ka kërkuar kujtdo që ka informacion ose material të kontaktojë.

Kali, i cili ra, mori kujdes mjekësor dhe nuk është lënduar, tha Panairi Mbretëror i Kuajve në Windsor, shkruan Metro, transmeton Klankosova.tv.