Një banor i Gadimes së Epërme në Komunën e Lipjanit është ankuar për një urë të dëmtuar nga vërshimet, e cila, sipas tij, që nga muaji janar nuk është riparuar.
Ai tha në emisionin “Fol me Arin” se pas dëmtimit të urës është mbledhur edhe komisioni komunal për vërshimet, por deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim konkret për zgjidhjen e problemit.
“Është dëmtuar prej vërshimeve në janar dhe prej janarit nuk është bërë kurrgjë. Është mbledhur ai komisioni për vërshime prej komunës, por nuk është bërë kurrgjë në këtë drejtim”, ka deklaruar banori në Klan Kosova.
Sipas tij, rruga është e rëndësishme edhe për banorët e fshatrave Vrellë dhe Pjetkoviq, ndërsa gjendja aktuale po shkakton vonesa dhe vështirësi në qarkullim.
Ndiqni detajet e plota:









