Renzo Ulivieri, president i Shoqatës Italiane të Trajnerëve për mbi 20 vite, në një intervistë për “La Repubblica”, foli mbi problemet e kombëtares italiane, e cila për herë të tretë radhazi nuk do të marrë pjesë në Kupën e Botës: “Të mos shqetësohesh do të ishte budallallëk, por duhet të veprojmë me arsyetim”.
Ulivieri theksoi rëndësinë e sentimentit dhe përkatësisë: “A iu intereson kombëtarja vërtet klubeve tona? Kam shumë dyshime, gjithnjë e më shumë pronarët janë fonde investimesh të huaja”.
Ai shtoi se Serie A ka më shumë të huaj se çdo kampionat tjetër europian: “Një trajner kombëtareje në vendin tonë mund të zgjedhë nga rreth 30% e lojtarëve të mundshëm; në Spanjë dhe Gjermani kjo është dyfish më shumë”. Shembull është Palestra, talenti i Atalantës i huazuar te Cagliari: “Është i mirë, por sapo u bë titullar te skuadra e tij”.
Ulivieri vë në dukje edhe diferencën në kohën e stërvitjes: “Një futbollist italian stërvitet mesatarisht 350 orë në vit; jashtë vendit kjo është trefish, në vendet nordike pesëfish. Sa më shumë prek topin, aq më mirë e zotëron atë”.
The post Ulivieri: A iu intereson kombëtarja klubeve? Kam shumë dyshime, pronarë po bëhen të huajt appeared first on Telesport.









