Në grumbullimin në Kansas City, Anglia po përgatit ndeshjen kundër Panamasë, vendimtare për kualifikimin në 1/16 finale të Botërorit, larg syve kureshtarë dhe duke ndjekur rreptësisht rregullat e Thomas Tuchel. Trajneri ka vendosur një regjim të fortë, që përfshin edhe orar kufizues (shtetrrethim) për lojtarët dhe familjet e tyre, të cilat mund t’i vizitojnë vetëm një herë në javë, pas ndeshjeve.
Në këtë mënyrë, Tuchel synon të rrisë privatësinë dhe përqendrimin e skuadrës, duke i mbajtur larg vëmendjes së zakonshme që kanë “WAGs” angleze. Ndryshe nga disa federata si Curaçao, që lejojnë më shumë kontakt familjar për mirëqenie mendore, Anglia zgjedh disiplinë të plotë.
Në Kansas City, lojtarët jetojnë të izoluar nga zhurma e qyteteve të mëdha, kalojnë një ditë me familjet pas ndeshjeve dhe më pas kthehen në kamp. Qëllimi është i qartë: Anglia synon të fitojë Botërorin, 60 vite pas suksesit të vetëm historik.

The post Tuchel vendos “shtetrrethim” për Anglinë. Në Botëror, familjet takohen vetëm një herë në javë appeared first on Telesport.








