Tuchel: Sa më të vështira bëhen ndeshjet aq më të mëdhenj do të jemi në fushë

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, zotohet se dëshira për trofe te kombëtarja e “3 luanëve” do të rritet edhe më shumë me rritjen e vështirësisë së ndeshjeve. Pas kualifikimit, në ndeshjen e partë eliminatore anglezët do të përballen me Ganën.

Tuchel, duke konfirmuar përgatitjet për duelin e radhës, deklaroi: “Është një qasje agresive që ne ndjekim. Duhet të mbrohesh një kundër një. Por turneu fillon përsëri tani me eliminim direkt”.

“Tani, ne mbledhim forcën dhe energjinë tonë. Ne po ndërtojmë frymën dhe besimin tonë në ekip. Do të përparojmë, sa më të mëdha të bëhen ndeshjet, aq më të mëdhenj do të jemi ne”, tha Tuchel.

Ne bëmë atë që duhej. Patëm një kualifikim të vështirë, pasi ishte e vështirë të shënonim. E merituam klualifikimin sit ë parët e grupit, por tani nis një aventurë tjetër ku duhet të jemi gati dhe të etur për trofe”, tha Tuchel.

The post Tuchel: Sa më të vështira bëhen ndeshjet aq më të mëdhenj do të jemi në fushë appeared first on Telesport.