Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka paralajmëruar hakmarrje të fortë pas vdekjes së disa ushtarëve amerikan nga Irani.
Sa herë që Irani vret një ushtar amerikan, ai do ta paguajë shumëfish për atë vrasje!” shkroi ai në Truth Social të hënën.
Ai ka shkruar se ua kishte komunikuar udhëzimet e tij krerëve të lartë ushtarakë.
Kjo direktivë i është përcjellë Sekretarit të Luftës, Pete Hegseth, Kryetarit të Shefave të Përbashkët të Shtabit, Daniel Caine, dhe çdo Udhëheqësi në Ushtri”, shkroi ai.
Pentagoni konfirmoi tre vdekje amerikane gjatë fundjavës, përfshirë dy në një bazë ushtarake në Jordani dhe një në Irakun verior.
Ushtria vazhdon të shqyrtojë mbetjet e paidentifikuara të gjetura në vendin e sulmit në Jordani, një tregues se numri i të vdekurve mund të rritet.








