Infektiva liron pacientët e helmuar nga ushqimi, 19 prej tyre rezultuan me Salmonellë  

Të gjithë pacientët që dyshohet se ishin helmuar nga konsumimi i ushqimit në rrjetin vendor të ushqimeve të shpejta, janë liruar nga Klinika Infektive e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Po ashtu, janë liruar edhe pacientët e rastit të helmimit në Han të Elezit.

Sipas drejtoreshës së Klinikës Infektive, Vera Berisha nga 10 korriku deri më tani 33 paciënte kanë qenë te shtrirë në repartet e kësaj klinike nga helmimi.

Ndërkaq, 19 nga ta, në mostrat e Koprokulturave kanë rezultuar me Salmonella Enteritidis. Në mesin e këtyre pacientëve, janë edhe dy pacientë të rastit nga Hani i Elezit. /Klankosova.tv

Dyshimet për helmim në “SachPizza”, QKUK: Rreth 70 pacientë kërkuan ndihmë mjekësore

Alarm në Han të Elezit: 80 persona dyshohet se u helmuan nga ushqimi, 4 dërgohen në QKUK