Menu Close

Trump në takim me Xi e Putin: Të tjerët i shmangnin bisedimet, por ashtu s’zgjidhen problemet, ne po zgjedhim kurs tjetër

Presidenti amerikan Donald Trump tha se po përcaktonte një “kurs tjetër” në politikën e jashtme, duke u takuar për herë të parë së bashku me homologët e tij rusë dhe kinezë.

Duke iu referuar me ngrohtësi udhëheqësit kinez Xi Jinping dhe udhëheqësit rus Vladimir Putin – të cilit Trump iu referua me emrin e tij të parë – Trump tha se beson se angazhimi në dialog me kundërshtarët e SHBA-së mund të sjellë rezultate, raporton CNN.

“Si presidentë të tri vendeve më të mëdha në botë, kemi një përgjegjësi të veçantë për të mbajtur një dialog të hapur, me respekt dhe produktiv për çështjet që ndikojnë jo vetëm te popujt tanë, por edhe te i gjithë planeti”, tha ai në fillim të bisedimeve historike. “Shumë shpesh, udhëheqësit e mëparshëm kanë shmangur bisedimet me vendet me të cilat kishin mosmarrëveshje, ndërsa ne mendojmë të kundërtën dhe jemi të bindur për këtë”.

Trump tha se “asnjë problem nuk është zgjidhur ndonjëherë” duke refuzuar të bisedohet me udhëheqës me të cilët ka mosmarrëveshje.

“Pra, asnjë paqe nuk është arritur ndonjëherë duke refuzuar mundësitë për angazhim dhe bisedime të përbashkëta”, tha ai. “Ne po zgjedhim një kurs tjetër”.

Ai tha se çarmatimi bërthamor do të ishte një nga temat e diskutimit në samit, megjithëse pranoi se bindja e një vendi për t’u çliruar nga armët do të ishte e vështirë.

“Pasi i ke armët bërthamore, është shumë e vështirë të mos i kesh më”, tha ai. “Kështu funksionon jeta”.

Ai shprehu gjithashtu optimizëm se një zgjidhje për luftën në Ukrainë mund të jetë afër.

“Besoj se gjërat po ndodhin. Mendoj se (Putini) dhe shpresoj se edhe pala tjetër do të donin t’i jepnin fund asaj lufte”, tha ai.

Ndonëse pritshmëritë për ndonjë përparim të madh nga takimi i sotëm kanë qenë të ulëta, Trump tha se kjo është e mundur.

“Le të shohim nëse mund të arrijmë diçka”, tha ai para se gazetarët të largoheshin dhe takimi të fillonte.

Related Posts