PSG është fituesi i Champions League për sezonin 2025/2026. Nuk mjaftuan 90 minuta dhe as 120 minuta për të pasur një fitues, gjë që u vendos nga “ruleta ruse”.
Finalja u zhbllokua që në minutën e 5-të. Pas një topi të marrë në anësore dhe një vrapimi drejt portës, Kai Havertz u tregua i saktë, duke dërguar topin në portën e Safonov.
Në minutat në vijim, rasti më i diskutueshëm ishte ai i Bukayo Saka në minutën e 16-të, ku francezët pretenduan për një prekje të topit me dorë nga sulmuesi anglez brenda zonës dhe kërkuan penallti, por arbitri vazhdoi lojën normalisht.
Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Arsenalin. Në minutën e 62-të, një ndërhyrje e gabuar e Cristhian Mosquera ndaj Khvicha Kvaratskhelia i kushton shtrenjtë Arsenalit. Arbitri kryesor i takimit tregon gishtin nga pika e bardhë e penalltisë, e cila konfirmohet edhe nga VAR.
Godet Ousmane Dembele, topi përfundon në rrjetë. Në minutën e 77-të, PSG i afrohet golit të dytë, por goditja e Kvaratskhelia përplaset në shtyllë.
Rezultati i 90-minutave mbyllet 1-1. Finalja shkon në kohën shtesë prej 30 minutash. Në minutat shtesë, rasti më i diskutueshëm ishte ai i minutës së 102′, ku kishte një kontakt në zonë mes Nuno Mendes dhe Noni Maudeke. Londinezët pretenduan për penallti, por arbitri vazhdoi lojën normalisht.
Edhe shtesa prej 30 minutash nuk sjell ndryshim të rezultatit. Ekipet i drejtohen “ruletës ruse”, aty ku futbollistët e u treguan më të saktë
The post Trofeu mbetet në Paris. “Ruleta ruse” i buzëqeshë parizienëve. Arsenal del me kokën ulur nga Budapesti appeared first on Telesport.









