Trepça shënon fitoren e tretë rresht në FIBA Europe Cup, triumfon ndaj Batumit
Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça, e ka shënuar fitoren e radhës në FIBA Europe Cup.
Të mërkurën mbrëma në Tbilisi të Gjeorgjisë, skuadra nga Mitrovica ka fituar bindshëm ndaj Batumit, me rezultat 91:70.
Kjo ndeshja i ka takuar xhiros së katërt të Grupit A, derisa për Trepçën është fitorja e tretë rresht.
Kishte fituar ndaj Splitit në Kroaci dhe ndaj Opavas çeke në Mitrovicë. Në xhiron e parë “xehetarët” pësuan në “Minatori” nga Patrasi grek.
Me këtë fitore, Trepça rrit edhe më shumë gjasat për avancim nga Grupi A.
Pas një jave mitrovicasit luajnë ndaj Trierit në Gjermani.
