Trajneri i Egjiptit nuk përmbahet pas eliminimit: Duan t’ia japin trofeun Argjentinës, për arsye marketingu. Nuk do t’i shikoj më ndeshjet

Trajneri i Egjiptit, Hassam Hossan, nuk është kursyer aspak pas eliminimit nga Argjentina, në raundin e 1/16-ve. Hossan lëshon deklarata të rënda për FIFA-n, ku e akuzon se e do Argjentinën sërish kampione bote për arsye marketingu. Po ashtu, ai deklaron se arbitri kryesor i takimit ka pasur presion nga Argjentina.

“Ne ishim më të mirë, por futbolli është i padrejtë. Ndoshta ata (FIFA) duan t’ia japin Argjentinës trofeun Kupës së Botës dhe  të mbajnë Messin në Kupën e Botës për arsye marketingu.

Rezultati u ndikua nga faktorë të brendshëm në fushë dhe gjatë ndeshjes dhe nga faktorë të jashtëm para ndeshjes. Duket se ka pasur presion nga Argjentina mbi gjyqtarin, gjë që çoi në këtë rezultat; ne kishim shprehur kundërshtimet tona ndaj atij gjyqtari, edhe më parë.

Nuk pati as një rishikim të VAR-it; të gjithë e pamë se si i tërhoqën fanellën, por loja nuk u rishikua për të anuluar golin. Kështu është jeta: e padrejtë.

E meritonim fitoren. Mendoj se ndikimi i këtij rezultati shkon shumë përtej vetë humbjes, sepse nuk kemi parë as respekt dhe as lojë të drejtë.

Nuk do t’i shikoj më ndeshjet e këtij Botërori. Është lufta ime e brendshme, kundërshtimi im personal, mënyra ime për të ngritur zërin dhe për të qëndruar i vendosur ndaj padrejtiësve”, tha Hossan në deklaratën pas ndeshjes.

The post Trajneri i Egjiptit nuk përmbahet pas eliminimit: Duan t’ia japin trofeun Argjentinës, për arsye marketingu. Nuk do t’i shikoj më ndeshjet appeared first on Telesport.