Tragjike: Çiklisti 19-vjeçar humb jetën pas një aksidenti në Portugali

Çiklisti britanik Finlay Tarling, vetëm 19 vjeç, ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë gjatë etapës së tetë të garës Volta a Portugal.

Aksidenti ndodhi gjatë etapës 166.8 kilometra nga Melgaço në Fafe, pas së cilës gara u ndërpre.

Organizatorët konfirmuan vdekjen e Tarling, duke shprehur ngushëllime për familjen, bashkëlojtarët dhe ekipin e tij, NSN Development Team.

“Jemi të shkatërruar nga humbja e Finlay Tarling. Ai ishte një pjesëtar shumë i dashur i ekipit, por mbi të gjitha ishte djalë, vëlla dhe mik për shumë njerëz”, thuhet në reagimin e ekipit, shkruan The Independent, \.

Tarling konsiderohej një prej talenteve premtues të çiklizmit, veçanërisht në garat individuale kundër kronometrit. Në vitin 2024, ai fitoi tri medalje bronzi në Kampionatin Botëror të Çiklizmit në Pistë për Juniorë.