Pëllumb Bajçinovci, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, është emëruar drejtor në pozitën e Drejtorit të Mobilitetit.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Si asamblist aktual në Kuvendin Komunal të Prishtinës dhe ish-kryesues i tij, sipas Ramës, Bajçinovci ka qenë pjesë aktive e proceseve vendimmarrëse.
Të hënën, Rama e shkarkoi Sokol Havollin nga pozita e drejtorit të Investimeve Kapitale. Havolli, një zyrtar i LDK-së, tha sot në një deklaratë për Koha.net se Rama ka rënë nën ndikimin e Partisë Demokratike të Kosovës për shkarkimin e tij.
Havolli tha se kohëve të fundit ka vërejtur përafrim në qëndrime mes kryetarit Rama dhe PDK-së.









