Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u ka kërkuar qytetarëve amerikanë, të cilët jetojnë në Tiranë, që të shmangin vendet ku opozita proteston.
Reagimi vjen një ditë para protestës së paralajmëruar të së martës, që pritet të zhvillohet rreth orës 10:00, në të njëjtën kohë kur Kuvendi do të nisë seancën plenare.
Protestuesit janë duke protestuar kundër Qeverisë shqiptare dhe kohëzgjatja e saj është e papërcaktuar. Forcat e sigurisë kanë përdorur në protestat e mëparshme, ujë dhe gaz lotsjellës.
Personeli i Ambasadës së SHBA dhe familjarët e tyre të evitojnë të gjitha grumbullimet dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose të vazhdueshme”, thuhet në reagimin për shtyp të Ambasadës./tvklan.al