Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka reaguar ndaj deklaratës se koleges së saj nga Vetëvendosje, Fitore Pacolli, në lidhje me trajtimin mjekësor jashtë vendit të nënës së Ramush Haradinajt.
Me këtë rast, Kadrijaj ka thënë se Pacolli është më helmuese se koronavirusi.
“Një femër, pa etikë e pa moral politik, femër e indoktrinuar dhe e skllavëruar politike, paska gjetur kohë dhe paska marrë guxim me fol për nënën Rukë, nënën e gjeneralëve dhe luftëtarëve të pa epur për lirinë e Kosovës. Fitore ‘Pacovja’ e cila se ka as një kontribut as kombëtar e as patriotik, e helmuar politike e cila kudo që ka qenë ka lobuar kundër Kosovës, kundër liberalizimit të vizave merr guxim me fol për nënën heroinë! Palou moj aty e mos helmo popullatën me këto deklarata tua të poshtra si vet jeta jote. Ti je ma helmëse se Covid-19.Turp për ty e për ata qe i përfaqëson!”, ka shkruar Kadrijaj në llogarinë e vet në “Facebook”.