Mourinho e nis me grusht të hekurt te Real Madrid, i bën direkt dalje 50 milionë euroshit

Ashtu siç edhe pritej, Jose Mourinho do të bëjë një revolucion të vërtetë te Real Madrid. Përveç shumë trasnferimeve, ku disa prej tyre janë zyrtarizuar si Ibrahima Konate, Marc Cucurella, Denzel Dumfries dhe Bernardo Silva, do të ketë po ashtu edhe shumë largime.

AS zbulon se “The Special One” ka biseduar personalisht me Alvaro Carreras dhe e ka vënë në dijeni mbrojtësin e krahut të majtë që nuk do të jetë titullar, duke i treguar kështu derën për t’u larguar.

Kujtojmë se Carreras u transferua me shumë bujë verën e kaluar nga Benfica te Real Madrid për shifrën 50 milionë euro. Nëse Mourinho nuk e do, është Xabi Alonso, ish-trajneri që e solli në Madrid dhe tani e kërkon në Londër te Chelsea. Real Madrid është gati të pranojë ofertën 50 milionë euro, aq sa pagoi një vit më parë te Benfica.

The post Mourinho e nis me grusht të hekurt te Real Madrid, i bën direkt dalje 50 milionë euroshit appeared first on Telesport.