“Është fantastike, një ndeshje fantastike”, – ishte përgjigjja e parë e Marcus Thuram për “Sportmediaset”, pas përmbysjes së çmendur 3-2 ndaj Como, me pjesën e parë të mbyllur në disavantazhin e dy golave. Më pas sulmuesi francez vrapoi drejt “Curva Nord”, që këndonte korin për të (“kemi ardhur deri këtu për të parë Thuram të shënojë”). Nga entuziazmi, ai ndërpreu intervistën tri herë për të festuar me tifozët.
Pranë tij ishte edhe protagonisti i madh i përmbysjes së jashtëzakonshme të Interit ndaj Como, në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë, Hakan Calhanoglu: “Në Gjermani kam shënuar edhe me kokë, jam i lumtur që e përmbysëm ndeshjen. Është gjithmonë e vështirë kundër Como, një skuadër që di të luajë. Dopieta sezonale? Objektivi ynë është t’i fitojmë të dy trofetë; tani jemi në finale dhe ndihemi të kënaqur. Duam ta mbyllim sa më shpejt kampionatin”.
Edhe Thuram shtoi: “Do të ishte e mrekullueshme, duam t’i fitojmë dy trofetë për veten dhe tifozët”.
The post Thuram dhe Calhanoglu njëzëri: Dopieta, e mrekullueshme për veten dhe tifozët appeared first on Telesport.







