Fundjava nuk ishte aspak e qetë për tri komuna të rajonit të Pejës.
Siç bën të ditur gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Valdrin Daci, në Deçan ka ndodhur një përleshje e rëndë, ku është përdorur edhe thika, transmeton Klankosova.tv.
Sipas tij, një person ka pësuar lëndime trupore, ndërsa dorasi është dërguar në mbajtje.
Një rast tjetër, por me posedim të armëve, ka ndodhur gjatë vikendit edhe në Istog. Sipas Dacit, një person s’ia pa hajrin ekspozimit të armës në rrjete sociale, dhe si pasojë është arrestuar.
Shqetësuese ka qenë rasti i dhunës së një babai ndaj vajzës së tij. Sipas raportit policor, viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari u lirua në procedurë të rregullt.









