Një person është therur me thikë në fshatin Dumnicë të Vushtrrisë.
Rastin për Indeksonline e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti.
Sipas tij, ende nuk janë bërë të ditura arsyet e këtij sulmi.
“I lënduari është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, kurse i dyshuari për therjen është shoqëruar në polici” ka thënë Zahiti.