Theret me thikë një 66-vjeçar në Mitrovicë

Një 66-vjeçar është therur me thikë të dielën në Mitrovicë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur rreth orës 20:20 në rrugën “Evlia Qelebia”, ku therja dyshohet se ka ndodhur pas një përleshjeje mes dy personave.

“Rreth orës 20:20, policia ka pranuar informatën për një person të lënduar në rrugën ‘Evlia Qelebia’ në Mitrovicë. Bazuar në të dhënat fillestare, bëhet e ditur se pas një përleshjeje, lëndime nga një mjet i mprehtë ka pësuar viktima, mashkull kosovar rreth 66-vjeçar,” ka deklaruar për KOHËN zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Autoritetet policore po hetojnë rastin, derisa nuk dihet nëse ka të arrestuar.

Të dielën mbrëma është qëlluar për vdekje një 19-vjeçar në Vushtrri. Vrasja është kryer me armë zjarri.