Mënyra se si FIFA anuloi pezullimin e Folarin Balogun vazhdon të shkaktojë debate. Disa ditë pas eliminimit të SHBA-së nga Belgjika në 1/8-at e Botërorit, dalin detaje të reja që vënë në pikëpyetje procedurën e ndjekur nga organi drejtues i futbollit botëror.
Sulmuesi i Monaco ishte përjashtuar në ndeshjen kundër Bosnjë-Hercegovinës, por pas anulimit të kartonit të kuq mori lejen të luante ndaj Belgjikës. Vendimi u shoqërua me polemika, sidomos pas deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump, i cili pranoi se kishte kontaktuar personalisht Gianni Infantinon për t’i kërkuar rishikimin e rastit, por mohoi të kishte kërkuar heqjen e dënimit.
FIFA deklaroi se vendimi ishte marrë “në mënyrë të pavarur”. Sipas gazetës britanike “The Times”, Komisioni Disiplinor u mblodh për çështjen, megjithatë vendimi nuk u votua nga 18 anëtarët. Pezullimi u hoq vetëm nga presidenti i komisionit, Mohammad Al Kamali, duke përdorur kompetencën e parashikuar në nenin 27 të Kodit Disiplinor.
The post “The Times” zbulon prapaskenat, pezullimi i Balogun u hoq me vendimin e vetëm një personi appeared first on Telesport.







