Emiliano Martinez, i njohur si “El Dibu”, foli për gazetën “La Stampa” para gjysmëfinales së Botërorit kundër Anglisë, që do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin “Mercedes-Benz” të Atlanta.
“Jetoj atje prej 16 vitesh. Fëmijët e mi kanë lindur atje. Me Aston Villa theva një gisht dhe ende përballem me pasojat, luaj me një mbështetje metalike në gishtin e unazës së dorës së djathtë. Mund të kem vetëm respekt dhe emocione për Anglinë”, – tha portieri i Argjentinës.
Për ata që vënë në dyshim meritën e Argjentinës për arritjen në gjysmëfinale, Martinez u përgjigj: “Nëse jemi përballë Anglisë, një ndeshje larg finales, është sepse e kemi dashur dhe kemi rezistuar. Të vazhdojmë kështu. Sa më shumë presion të ketë, aq më shumë guxim tregojmë”.
Për të ardhmen dhe interesimin e Juventusit, portieri u shpreh shkurt: “E ardhmja? Mendoj vetëm për ndeshjen e radhës me Argjentinën”.
The post Martinez: Respekt për Anglinë. Juventusi? Mendoj vetëm për ndeshjen e radhës me Argjentinën appeared first on Telesport.







