The Athletic: Vinicius e kishte seriozisht, Arsenali e joshi! Në fund…

Sipas The Athletic, Vinicius Junior nuk po e përdote Arsenalin për të rritur ofertën e Real Madridit.

Braziliani ishte seriozisht i joshur nga projekti i Arsenalit, i cili kishte punuar për muaj të tërë për transferimin e tij. Sulmuesi kishte refuzuar më herët dy oferta nga Real Madrid, ndërsa interesimi i Arsenalit e vendosi klubin spanjoll nën presion për të gjetur një marrëveshje të re me sulmuesin.

Pas negociatave intensive, palët arritën marrëveshjen për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2032. Bisedimet ishin të vështira, sidomos për shkak të kërkesave financiare të Viniciusit për pagën dhe bonusin e rinovimit, por në fund ai vendosi të qëndrojë në Santiago Bernabeu, duke refuzuar kështu interesimin serioz të Arsenalit.