Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi është deklaruar pas intervistimit nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.
Ai ka nuk dhënë detaje për arsyen e intervistimit, e as nuk ka përmendur rastin konkret, por ka thënë se është shumë i lumtur që është intervistuar për “këtë çështje”.
Derisa, nuk dihen saktë arsyet e intervistimit, nga raportimet dihet se Thaçi ndodhej nën hetime penale lidhur me dyshimet për ushtrim ndikimi për hartat e shpronësimeve në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, ka folur për raportimet në media, duke thënë se nuk do të shantazhohet.
“Unë nuk shantazhohem, hiq për asgjë. Natyrisht që më pyetën për çdo gjë, çkado që unë di, do të përgjigjem”, ka thënë Thaçi, pasi ka dalë nga objekti i Prokurorisë Speciale, ku është intervistuar të mërkurën.
Ndërkohë, Prokuroria Speciale ende nuk ka dhënë detaje lidhur me intervistimin e Thaçit.








