Presidenti i vendit Hashim Thaçi, e ka dekretuar gjenerallejtënant Rrahman Rama, komandat të Forcës së Sigurisë së Kosovës edhe për një mandat të ri 5 vjeçar.
Kështu ka bërë të ditur presidenti i vendit Hashim Thaçi përmes rrjetit social Facebook.
“Komandanti Rama u betua se do të vazhdojë t’i shërbejë atdheut dhe mbrojtjes së qytetarëve tanë. Jam i bindur se gjenerallejtënant Rama do t’i kryejë me zell, nder dhe dinjitet të gjitha detyrat e tij. Ai ka dhënë kontribut të rëndësishëm në tranzicionin e deritashëm dhe mandati i tij i ri do të jetë vazhdim i forcimit dhe konsolidimit të mëtejmë të forcës sonë”, ka shkruar presidenti Thaçi.