Tërmet në Shqipëri, epiqendra ishte në Elbasan, lëkundjet ishin deri në qytetin e Durrësit

Frikë në qytetet e Elbasanit dhe të Durrësit, ku mësohet se një tërmet është ndier në këto dy qytete dhe në qytezat përreth.

Sipas të dhënave të para, mësohet se magnituda ka qenë rreth 4.0, teksa si epiqendra mësohet të jetë pranë Peqinit, me thellësi rreth 5 kilometra.

Fatmirësisht, lëkundjet nuk kanë qenë aq të mëdha sa për të shkaktuar dëme, të paktën sipas raportimeve të para nga korrespondentët tanë në terren.