Një tërmet me magnitudë 4 ballë është regjistruar këtë të shtunë në fshatin Trash të Elbasanit, shkruan Euronews.al, raporton KlanKosova.tv.
Sipas të dhënave nga EMSC, lëkundjet janë lokalizuar në Shqipërinë qendrore, pranë zonës së Elbasanit dhe Lushnjë, me epiqendër rreth 22 km në jugperëndim të Elbasanit dhe 16 km në verilindje të Lushnjës, raporton “A2cnn“.
Tërmeti është ndjerë në disa qytete përreth, ndërsa thellësia e tij është vlerësuar rreth 15-20 km.
Tërmeti i regjistruar është me magnitudë 3.9 ballë të shkallës Rihter.








