Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se për shkak të temperaturave të larta të parashikuara për ditën e nesërme, do të vendoset kufizim i përkohshëm për qarkullimin e automjeteve të transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.
Sipas komunikatës për media, kufizimi do të zbatohet në autoudhë nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperaturat pritet të arrijnë 32 gradë Celsius ose më shumë.
Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i këtyre automjeteve do të lejohet pa kufizime.
Nga ky vendim përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.
“Lusim operatorët dhe ngasësit që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar”, thotë Ministria./Klankosova.tv








