Besnik Tahiri e bëri qeverinë përgjegjëse për shpërdorimin e 65 milionë eurove për pagën e 13-të për punonjësit e sektorit privat, me të cilat tha se mund të përfundonin projekte kapitale.
Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tha sot në seancë plenare se qeveria “me një pullë” ndau rrogën e 13-të për punonjësit e sektorit publik.
“Me 65 milionë kanë mund me u ndërtu dy stadiume”, tha ai.
Ai foli për diskriminimin e punonjësve të sektorit privat.
“Sot Kosovën e majnë dy burime thelbësore si shtet: taksat të cilat vijnë nga njerëzit të cilët janë në punë në sektorin privat dhe të hyrat që vinë nga doganat”, u shpreh Tahiri.









