Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas aksidentit mbrëmë në Liqenin e Badovcit ku tre persona mbetën të vdekur.
Ministri ka thënë se viktimat janë të rinj dhe dy prej tyre janë identifikuar.
Hetimet për shkakun e aksidentit janë duke u bërë ka shkruar Sveçla, ndërsa i ka bërë thirrje qytetarëve që të bëjnë vozitje të kujdeshme që aksidente të tilla mos të përsëriten.
Reagimi:
Mbrëmë pas mesnatës në një vetaksident gjeten vdekjen tre të rinj, prej të cilëve dy tashmë janë identifikuar.
Në vend të ngjarjes menjëherë pas aksidentit ka intervenuar Policia e Kosovës e cila me ndihmën e FSK-së dhe zjarrëfikësve ka nxjerrë veturën nga Liqeni i Badovcit dhe trupat e të ndjerëve. Aktualisht, ekspertët e fushës janë duke bërë hetime për shkakun e aksidentit.
Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe në këto momente të rënda për ta jemi në krah të tyre.
Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve për vozitje të kujdesshme në mënyrë që të shmangim dhe të mos përsëriten aksidente të tilla.