“Superliga me 10 milionë euro më pak”, Ajeti: Kemi shënuar regres në futbollin vendor (VIDEO)

Superliga e Kosovës e ka nisur sezonin e ri me shumë gola, por edhe me shqetësime për nivelin dhe vlerën e kampionatit.

Duke diskutuar për startin e edicionit të ri, gazetari Bleron Ajeti tha  në emisionin “Ora 7’ se një tregues i këtij regresi është edhe vlera e skuadrave në treg.

“Për këtë gjë indikacion është edhe vlera e tregut. Këtë vit e kemi një Superligë që është 10 milionë euro më pak e vlefshme. Në muajin qershor ka qenë 50 milionë euro, tash është 40 milionë euro. Kështu që ka me qenë një kampionat më i dobët, kemi shënuar regres sa i përket kësaj pjese”, tha Ajeti.

Ndiqni deklarimin e plotë: