Paulo Dybala mund të transferohet te Milan në merkaton e verës. Ky është sugjerimi që japin sot mediat italiane (Corriere della Sera) në lidhje me të ardhmen e sulmuesit argjentinas, aktualisht te Roma.
“La Joya” është ende i pasigurt nëse do të vazhdojë të qëndrojë në kryeqytetin italian edhe sezonin tjetër. Zyrtarisht, askush nga Roma nuk e ka informuar argjentinasin se kontrata e tij, e cila skadon në qershor, nuk do të rinovohet.
Ish-lojtari i Juventus ka marrë oferta nga klube të ndryshme në Amerikën e Jugut, por duket se dëshira e tij është të qëndrojë në Itali.
Dybala është gati të qëndronte me kënaqësi te Roma, madje edhe me një pagë të reduktuar. Por, nëse ai do të largohej, ambicia e Dybala është të jetë në gjendje të luajë në “San Siro” me Milan.
Kuqezinjtë mund t’i ofrojnë një kontratë më të mirë 32-vjeçarit argjentinas, që tashmë nuk është në kulmin e karrierës së tij dhe dëmtimet e shpeshta fizike e kanë penalizuar.
The post Surpriza!!! Dybala drejt Milan në merkaton e verës, për kuqezinjtë një transferim me koston zero appeared first on Telesport.









