Schuster paralajmëron Real Madridin për dyshen Mbappé–Vinicius: Më kujton Figo–Beckham…

Bernd Schuster ka folur në “Movistar” për eliminimin e Real Madridit në Champions League ndaj Bayern Munich, duke analizuar edhe problemet e ekipit të bardhë në sulm.

Ish-mesfushori gjerman ka lëshuar një paralajmërim për dyshen Kylian Mbappé dhe Vinicius Jr., të cilët sipas tij nuk po arrijnë të lidhen mirë në fushë.

Schuster e krahasoi situatën me epokën e “Galácticos” në Madrid: “Ajo që shoh me Vinicius dhe Mbappé në fushë më kujton shumë Figon me Beckham. Nuk lidheshin dhe njëri prej tyre u desh të largohej. Me ta, tani po ndodh e njëjta gjë te Real Madridi”.

Sipas tij, mungesa e harmonisë mes dy yjeve mund të krijojë probleme serioze për projektin e klubit në të ardhmen.

 

The post Schuster paralajmëron Real Madridin për dyshen Mbappé–Vinicius: Më kujton Figo–Beckham… appeared first on Telesport.