Gabriel Martinelli nuk ka pasur një sezon të mirë me Arsenalin dhe tashmë po luan një rol dytësor te londinezët. Duke qenë në këtë situatë, sulmuesi brazilian nuk e përjashton mundësinë e largimit gjatë verës, edhe pse është nën kontratë deri në vitin 2027.
Sports Illustrated zbulon se anësori brazilian është nën radarin e Barcelonës. Në rast se Barcelona vendos të mos ushtrojë të drejtën e blerjes së Marcus Rashford, atëherë Gabriel Martinelli mund të jetë përforcimi i ri i katalanasve në sulm.
Aktualisht Martinelli është i fokusuar te dy javët e fundit të Premier League dhe sigurisht të finalja e madhe e Champions League. Braziliani do të vendosë për të ardhmen e tij para fillimit të Kupës së Botës.
Vlera në treg e Martinellit sipas Transfermarkt është 45 milionë euro, por duke parë formën e tij këtë sezon Arsenal do të kënaqej me më pak.
The post Sulmuesi drejt largimit nga Arsenal, destinacioni i ri mund të jetë Barcelona appeared first on Telesport.









