Sulm ndaj policëve në Vushtrri, dy persona përfundojnë në mbajtje

Dy persona janë arrestuar në Vushtrri, pasi dyshohet se kanë penguar dhe sulmuar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur mesditën e së hënës në rrugën “Bedri Pejani” në Vushtrri.

Si pasojë e incidentit, zyrtarët policorë të lënduar kanë pranuar tretman mjekësor, \.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.