Komuna e Suharekës ka filluar mobilizimin në përgatitjet për Testin Ndërkombëtar për Vlerësimin e Nxënësve (PISA) 2018.
Përmes një njoftimi, komuna ka bërë të ditur se janë përzgjedhur 155 nxënës nga shkolla të ndryshme të komunës që do ti nënshtrohen këtij testi.
Në bashkëpunim me koordiantorët e shkollave, Drejtoria komunale e Arsimit është duke kryer obligimet e marra nga MASHT, përkatësisht Komisioni për mbikëqyrjen e testit PISA 2018, për përgatitjet, mobilizimin e nxënesve, prindërve, mesimdhënësve dhe te gjitha strukturave tjera për angazhim më të madh në ngritje të rezultatit të nxënësit pjesëmarrës në vlerësimin ndërkombëtar “ PISA 2018 ”.
Testimit do t`i nënshtrohen 29 nxënës nga katër shkollat fillore (Kongresi i Manastirit”-Studenqan, “ Dëshmorët e Greikocit”-Greikoc, “ Dituria” – Samadraxhë, “ 17 Shkurti”-Shirokë ) dhe 126 nxenes nga tri shkollat e mesme të komunës sonë. Gjithsejt 155 nxenes pritet t`i nenshtrohen këtij vlerësimi ndërkombëtar, të përzgjedhur nga sistemi PISA.
Komisioni për mbikëqyrjen e testit PISA 2018 tashmë ka bërë nje plan operativ, ku akterë te zbatimit të këtij plani jemi edhe ne, përfaqesues të DKA-ve dhe shkollave.
Rreth mobilizimit të të gjitha strukturave për organizimin e testit PISA, në menyrë që suksesi mos të jete i njejti me PISA 2015, kemi realizuar fillimisht vizita dhe takime në shkollat e përzgjedhura me drejtorët, koordinatoret dhe nxenësit. Ndërsa tashmë jemi në fazën e realizimit të testit provues në të gjitha shkollat e përzgjedhura.