McLaren korr suksesin e parë sezonal me Norris, në podium Verstappen e Antonelli, zhgënjen Ferrari

Piloti britanik i McLaren, Lando Norris, fitoi të dielën garën e Cmimit të Madh të Hungarisë në Formula 1 (pista e Hungaroring). Ky është suksesi i parë sezonal për kampionin e botës në fuqi, në një garë ku bëri një paraqitje të mirë, duke e merituar fitoren.

Në vendin e dytë u rendit Max Verstappen me Red Bull, që arriti të rezistojë gati gjysmën e garës me gomat e buta. Në podium (vendi i tretë) u ngjit edhe kryesuesi i botërorit, italiani Kimi Antonelli me Mercedes, që përballoi me sukses sulmet e Ferrari në fundin e garës.

Në vendin e katërt u rendit Lewis Hamilton me Ferrari, por e humbi atë pozicion pas një penaliteti me 5 sekonda. Britaniku zbriti në vendin e pestë, duke u renditur pas shokut të tij të skuadrës Charles Leclerc (i katërti). Një garë ku nga Ferrari pritej më shumë, por nuk arrit dot të duelojë për fitoren.

vijon…

The post McLaren korr suksesin e parë sezonal me Norris, në podium Verstappen e Antonelli, zhgënjen Ferrari appeared first on Telesport.